February 26, 2026
1 min read

Selena Gomez “injoron” sjelljet e çuditshme të bashkëshortit, këmbët të pista dhe gazrat në kamera nuk e shqetësojnë fare

Dashuria e Selena Gomez për Benny Blanco-n duket se nuk njeh kufij.

Këngëtarja dhe aktorja theu heshtjen pasi muzikanti i nominuar për çmimin “Grammy” u shfaq me këmbët e tij të zbathura dhe të pista, madje lëshoi edhe gazra në mikrofon gjatë episodit të parë të podkastit të tij të ri “Friends Keep Secrets”.

Rezulton se Selena nuk u duk aspak e bezdisur nga sjelljet e tij në podkast. Ajo publikoi në story-n e saj në Instagram një video të ëmbël ku puth bashkëshortin, pikërisht ndërsa ai po bëhej lajm për sjelljen e tij të çuditshme.

Selena, e cila më 27 shkurt feston pesë muaj nga martesa me Benny-n, shkroi:

“Bie çdo ditë e më shumë në dashuri me ty, i dashuri im.”

Natyrisht, çifti qëndron i palëkundur kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë një interviste të përbashkët me revistën Rolling Stone marsin e kaluar, Benny foli me shumë entuziazëm për Selena-n dhe tha se e kishte ditur menjëherë që ajo do të bëhej gruaja e tij.

“Isha shumë i sigurt që do të martohesha me të. Thjesht e dija. Është një ndjesi krejt tjetër,” u shpreh ai në atë kohë. “E di që kur Sel zgjohet, mendon: ‘Si mund ta bëj këtë ditë sa më të bukur për Benny-n?’ Dhe e di që unë zgjohem duke thënë: ‘Si mund ta bëj këtë ditë sa më të bukur për Sel-in?’ Ne mendojmë vetëm për njëri-tjetrin.”

Themeluesja e markës Rare Beauty shprehu një ndjenjë të ngjashme edhe në intervistën e saj të marsit 2024 për revistën Vanity Fair, ku tha:

“Asnjëherë nuk më kanë dashur në këtë mënyrë… Ai ka qenë një dritë. Një dritë e plotë në jetën time. Është shoku im më i mirë. Më pëlqen t’i tregoj gjithçka.”

Shumë, shumë e ëmbël. Për një moment të bën ta harrosh gjithë horrorin e veprimeve të tij të fundit në podkast dhe mbi divanin e Selena-s për më tepër.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop