March 2, 2026
1 min read

Grabitje me maska në Pejë, hajnat depërtojnë në një shtëpi, marrin para e stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën rreth orës 18:30 në Pejë. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka bërë të ditur se dy persona të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë arritur të marrin para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të trajtohet nga ekipet relevante policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të maskuar kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop