March 2, 2026
1 min read

Hajnat futen në dy xhami në Lipjan, vjedhin arkat e bamirësisë

Dy raste të ngjashme të vjedhjes së rëndë janë raportuar të dielën në Komunën e Lipjanit.

Sipas policisë, persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda dy xhamive në lokacione të ndryshme në Lipjan, prej nga kanë vjedhur arkat e bamirësisë me një shumë parash të gatshme.

Të dy rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse policore.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë në procedurë hetimore dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve

Latest from Blog

Go toTop