March 2, 2026
1 min read

Gjykata e Ferizajt vendos 16 vjet burg për dhunuesin e fëmijëve 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin për rastin e Blerim Sinanit, i akuzuar për veprën e sulmit seksual.

Sipas vendimit, i pandehuri është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burgim.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2024, 42-vjeçari kishte kryer veprime penale të sulmit seksual ndaj tre djemve të mitur, të moshës 12 dhe 13 vjeç. Viktimat thuhet se ishin dërguar në bodrume të ndryshme, ku i pandehuri kishte kryer disa akte seksuale.

Latest from Blog

Go toTop