Dy meshkuj si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, janë përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në Fushë Kosovë.
Si pasojë dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.