March 4, 2026
1 min read

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Para nisjes së mbledhjes të Grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i saj, Bedri Hamza tha se ende nuk ka marrëveshje për çështjen e presidentit/es.

 “Jo nuk ka marrëveshje. S’kemi propozuar se s’kemi mbërri fare deri te propozimi. Ne kemi folur parimisht, kemi dashur me pasur vendi një president, urojmë që të ketë president. Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, një emër dinjitoz shumë, që s’do të thotë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, po mund të jetë edhe jashtë strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president“, tha ai.

Ai tha se ende nuk kanë ftesë për ndonjë seancë.

“Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake. Jo, nuk kemi ftesë“, tha Hamza.

Latest from Blog

Go toTop