Opinionisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Vetëvendosja propozoi Glauk Konjufcën për kandidat për President të Kosovës.
Ai tha se “asnjë veprim e arsyeton rrugën që ka zgjedh VV”.
Sejdi tha se u bënë dy vite me skemën e njëjtë të VV-së: “Bllokada, fajësime, akuza.”
Postimi i plotë:
Asnjë veprim sot nuk e arsyeton rrugën që e ka zgjedh VV. Vetëm bllokadë pas bllokade.
Mendojeni pak: 66 vota në Kuvend.
Mendojeni pak kë dhe si e nominon për president.
Mendojeni pak tradhtinë ndaj Vjosa Osmanit.
Mendojeni pak talljen me subjektet tjera politike dhe me gjithë vendin, duke pretenduar se ka interes për bashkëpunim.
Dhe sot, shkarkimi i Sekretarit të Kuvendit.
Tash e dy vjet kemi të njëjtën skemë:
bllokada, fajësime dhe akuza.