Rusia dhe Ukraina kanë nisur një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, duke liruar nga 200 persona secila palë gjatë së enjtes.
Sipas Ministria e Jashtme e Rusisë, të premten pritet të shkëmbehen edhe nga 300 të burgosur të tjerë nga secila palë, duke e çuar numrin total të shkëmbimit në 500.
Dy vendet kanë kryer shkëmbime të tilla edhe më herët gjatë luftës, pavarësisht mungesës së përparimit drejt një marrëveshjeje paqeje për përfundimin e konfliktit.