Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amandamentet për zgjedhje të drejtëpërdrejta për president.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Postimi i plotë:
ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!.