Ylli i muzikës pop, Britney Spears, po përballet përsëri me kritika serioze publike, pas u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në orët e vona të natës në Kaliforni.
Lajmi për të u shndërrua shpejt, me një shqetësim më të madh për mirëqenien e saj, shkruan Entertaiment, transmeton Demantim News.
Disa orë pasi u arrestua, këngëtarja thuhet se u transportua në spital, në mënyrë që autoritetet të kryenin një analizë gjaku në lidhje me faktin se sa ka përdorë alkool dhe lëndë narkotike.
Sipas të dhënave të policisë, 44-vjeçarja u arrestua rreth orës 21:28 të mbrëmjes më 4 mars, me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Pas arrestimit, Spears u mor në paraburgim dhe u mor në pyetje nga autoritetet në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Zyrtarët konfirmuan se ajo u arrestua zyrtarisht rreth orës 3:02 të mëngjesit dhe u lirua përfundimisht në 6:07 të mëngjesit.
Njerëzit e afërt të këngëtares kanë uruar që arrestimi t’ia kthjellë mendjen Britneyt dhe të përmirësohet gjendja e saj psikike-emocionale.