Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, deklaroi se lufta pritet të zgjasë edhe për një periudhë të gjatë, sipas një videoje të publikuar nga ushtria.
Duke iu drejtuar oficerëve të ushtrisë, Zamir theksoi se situata e sigurisë në Izrael mbetet e tensionuar dhe se vendi duhet të përgatitet për një konflikt të zgjatur.
“Izraeli ndodhet prej dy vitesh në një gjendje emergjence. Duhet të presim që kjo situatë të zgjasë edhe për një kohë të gjatë dhe duhet të tregojmë durim”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij, ka raportuar Panorama.
Deklarata e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vjen në një moment kur tensionet dhe operacionet ushtarake në rajon vijojnë, ndërsa autoritetet izraelite paralajmërojnë për një konflikt që mund të mos përfundojë shpejt.