March 11, 2026
1 min read

Prangosen dy persona në Veri, u konfiskohen telefona dhe para

Në Mitrovicë të Veriut janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast që po hetohet nga autoritetet.

Sipas raportit policor, më 10 mars rreth orës 11:00, policia ka arrestuar dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën “ushtrim ndikimi”.

Gjatë ndërhyrjes policore, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobilë dhe një shumë parash të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhdua.

Ushtrim Ndikimi – Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Latest from Blog

Go toTop