Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mijëra tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 41 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, njësitet policore të trafikut kanë shqiptuar 2 mijë e 598 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.