March 11, 2026
1 min read

Sulm ndaj policisë në Suharekë, i dyshuari tenton t’i godasë me thikë

Një person është arrestuar në fshatin Samadrexhë të Suharekës pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë me thikë, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars rreth orës 08:30, pasi ishte raportuar se një person kishte bllokuar rrugën. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

Gjatë intervenimit, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të sulmojë policët me një thikë, por sulmi është evituar nga një zyrtar policor.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor

Latest from Blog

Go toTop