March 11, 2026
1 min read

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të Gjestit, dyshohet për disa vepra penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se se me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” si dhe “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas burimeve të Demantim Neës, artisit Gjesti, i ka shkuar më armë zjarri, duke e kërcënuar pronarin e kompanisë muzikore “Onima”, Erkand Shabani.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, siç thuhet në njoftim, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

“Për shkak të fazës së hershme tëprocedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin”, njoftoi Prokuroria./DemantimNews/

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop