March 12, 2026
1 min read

Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë

Raportohet se në shtëpinë e një gruaje në fshatin Sfeqël të Podujevës, është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë, ende nuk ka persona të identifikuar lidhur me rastin, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Është raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Latest from Blog

APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF),
Go toTop