Një lokal në rrugën “Garcie Lorka” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës.
Policia ka njoftuar se rreth orës 21:00 është raportuar se lokali në pronësi të një femre kosovare është përfshirë nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.
Zjarri është lokalizuar nga ekipet përkatëse, ndërsa për rastin është iniciuar procedurë hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të incidentit./