March 12, 2026
1 min read

Kanosi policin pasi i shqiptoi gjobë, arrestohet një person në Ferizaj

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Policia bëri të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka kërcënuar zyrtarin policor në lidhje me një gjobë të shqiptuar në trafik.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt

“Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj / 11.03.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarin policor lidhur me një gjobë në trafik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Latest from Blog

APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF),
Go toTop