March 12, 2026
1 min read

Trump minimizon rritjen e çmimeve të naftës: Kështu SHBA bën shumë para

Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta minimizonte rritjen e çmimeve të naftës dhe paqëndrueshmërinë e tregut të lidhur me konfliktin me Iranin të enjten, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara përfitojnë kur çmimet e energjisë rriten, raporton CNN.

“Shtetet e Bashkuara janë Prodhuesi më i Madh i Naftës në Botë, me shumë diferencë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne bëjmë shumë para. POR, me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si President, është ndalimi i një Perandorie të keqe, Iranit, nga posedimi i Armëve Bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në të vërtetë, i Botës”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Unë nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë!” shtoi ai.

Komentet e Trump erdhën ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se bota mund të përballet me “ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut global të naftës” mes intensifikimit të sulmeve iraniane ndaj rrugëve të transportit detar.

Latest from Blog

“Pussycat Dolls” konfirmojnë ribashkimin

Grupi i vajzave “The Pussycat Dolls” ka njoftuar se do të ribashkohen si një trio për një këngë të re dhe një turne botëror. Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt kanë

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë
Go toTop