March 12, 2026
1 min read

Arrestohen dy persona, kryen vjedhje të rënda në disa zona të Prishtinës

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë një 47 dhe një 48-vjeçar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Të dyshuarit A.D., 47 vjeç dhe H.M., 48 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e 27 veprave penale “Vjedhje e rëndë”. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në këto raste”.

“Po ashtu, janë realizuar kontrolle në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale të dyshuara. Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të identifikimit dhe ndriçimit të plotë të rasteve”, thuhet në njoftim./

Latest from Blog

Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë filluar një “valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës që i përket grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani në Libanin jugor. Ajo thotë se sulmet
Go toTop