March 12, 2026
1 min read

Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër

Tregu i pasurive të paluajtshme në Zvicër pritet të mbetet i tensionuar edhe në vitet e ardhshme, sipas një analize të publikuar nga Raiffeisen Bank.

Sipas ekspertëve të bankës, situata në tregun e banesave nuk pritet të përmirësohet së shpejti, pasi dy faktorë të rëndësishëm po ushtrojnë presion mbi tregun: sektori i ndërtimit që po ecën me ritëm të ngadalshëm dhe nevoja në rritje për fuqi punëtore nga jashtë vendit.

Analiza thekson se dalja në pension e gjeneratës së “baby boomers”, e kombinuar me shkallën e ulët të lindjeve, do të krijojë mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë të ekonomisë.

Për këtë arsye, kompanitë në Zvicër pritet të kërkojnë gjithnjë e më shumë punëtorë nga jashtë për të mbuluar nevojat e tregut të punës. Kjo pritet të rrisë edhe më tej kërkesën për banesa në vend.

Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të këtyre zhvillimeve, është pak e mundshme që situata në tregun e pasurive të paluajtshme të lehtësohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme./Albinfo.ch

Latest from Blog

Go toTop