March 12, 2026
1 min read

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

Park përkujtimor dhe bibliotekë presidenciale për Rugovën, Prishtina nënshkruan kontratën e projektimit.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës udhëhequr nga kryetari Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për projektimin e parkut përkujtimor dhe bibliotekës presidenciale që do t’i kushtohen ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas njoftimit të bërë nga E-prokurimi, projekti do të realizohet në bazë të dizajnit të përzgjedhur nga një juri profesionale, pas shqyrtimit të aplikacioneve të dorëzuara nga operatorët ekonomikë në kuadër të konkursit të projektimit.

Vlera e parashikuar e kontratës në njoftim fillimisht ishte 698 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare e finalizuar me kontratë është në vlerë prej 689 mijë euro.

Tenderin e ka fituar një grup i operatorëve ekonomikë i përbërë nga kompanitë FST Engineering SH.P.K., LSN+Partners SH.P.K., N.N.SH. Vizion Project dhe ALN Architekturbüro Leinhäupl + Neuber GmbH.

Parku përkujtimor dhe biblioteka presidenciale pritet të jenë hapësira që do të përkujtojnë jetën dhe veprën e ish-presidentit Rugova, një nga figurat kryesore të historisë politike të Kosovës.

Latest from Blog

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës me vranësira të pakta, kryesisht rreth viseve malore. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-23 km/h. Temperaturat
Go toTop