March 12, 2026
1 min read

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është tema kryesore e ditëve të fundit në skenën politike.

Dërgimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, u analizua në emisionin DPT te Fidani me Drejtorin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehad Miftaraj.

Miftaraj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën siç tha ai ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Ka filluar në vitin 2024-2025, që dy vitet e fundit është diçka që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur strategji për ta delegjitimuar punën e Gjykatës Kushtetuese në publik”, theksoi ai në Klan Kosova.

Ai dha edhe arsyet se pse po ndodh kjo.

Gjykata Kushtetuese, më 9 mars ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të shefes së Shtetit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo masë vlen deri më 31 mars, ku stopohet procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri deri në vendimin e Kushtetueses.

Latest from Blog

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës me vranësira të pakta, kryesisht rreth viseve malore. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-23 km/h. Temperaturat
Go toTop