March 12, 2026
1 min read

Krasniqi: Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë, mandati i deputetëve nuk mund të merret pa i ditur ata pasojat e veprimeve të tyre

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë në “Pressing” të T7, se zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë e as të ju merret mandati deputetëve.

Ai ka thënë se në raste kur votohet kundër Qeverisë ose Presidentit, deputetët e dijnë pasojën që do të shkojnë në zgjedhje.

Por, në këtë rast thotë ai nuk mund të ju merren mandatet deputetëve pse ata nuk shkuan në sallë.

“Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë, mandati i deputetëve nuk mund të merret kaq lehtë. Rastet kur humbet mandati, deputetët janë të vetëdijshëm, votojnë kunder Qeverisë ose Presidentes, këtë rast nuk është në dorë të deputetëve sepse dikush nuk e ka vënë në lëvizje një procedurë”, ka thënë ai.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop