March 13, 2026
1 min read

Ish-koloneli Morina tregon se nga po vjen armatimi në veri 

Në veri të vendit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të ndryshme armatimi, të cilat dyshohet se janë futur ilegalisht.

Ish-koloneli i policisë, Refki Morina, tha në emisionin “Ora 7” se shumica e këtyre armëve janë të pasluftës dhe kanë depërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës në një periudhë kur kontrolli policor nuk ka qenë prezent.

“Shumica e armëve janë të pasluftës, që në mënyrë ilegale kanë depërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Mirëpo pas luftës, do të thotë një kohë të gjatë ka qenë e pambuluar nga pjesëtarët e policisë. Në kohën kur duhej të shkohej në pikë kufitare është dashur të përdorej edhe helikopteri i KFOR, për shkak se rrugës tokësore, as dogana e as policia jonë nuk mund të shkonin në pikën kufitare. Tani që është mbuluar e gjithë territori me patrulla policore dhe KFOR-in etj., tash ka një bashkëpunim të mirë të qytetarëve me policinë e Kosovës, dhe kjo tregon se puna e mirë e policisë atje bën që qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, tha Morina.

Latest from Blog

Go toTop