by
March 13, 2026
1 min read

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë gjatë natës

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore herët këtë mëngjes, thanë shërbimet turke të emergjencës.

Sipas Agjencisë shtetërore të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash.

Tërmeti goditi në orën 3:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje në disa provinca, tha AFAD-ja.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima nga tërmeti.

Latest from Blog

“Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka nisur ekzekutimin e pagave për punëtorët, pasi këta të fundit protestuan gjatë ditës për shkak të vonesës së tyre. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”,
Go toTop