Beograd, 9. marta 2026. - Sveèani "Iftar mira" održava se veèeras u Beogradu kao deo ramazanskog posta, a iftarsku veèeru organizovao je ministar bez portfelja zadužen za pomirenje, regionalnu saradnju i društvenu stabilnost Usame Zukorliæ koji je poruèio da na ovim prostorima veæ šest vekova muslimani i hrišæani zajedno obeležavaju praznike. Ministar spoljnih poslova Marko Ðuriæ je za Tanjug rekao da èvrsto veruje da je jedan od glavnih zadataka države da obezbedi uslove za to da kulture, veroispovesti, jezici naroda koji u Srbiji žive, slobodno cvetaju, razvijaju se i rastu. FOTO TANJUG/ANA PAUNKOVIÆ/ bs
March 13, 2026
1 min read

Gjuriqit i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon të minojë besimin e brishtë ndaj Dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se fakti që Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian miratoi Opinionin mbi Paketën e Zgjerimit 2025 pa fusnotën e Kosovës në fund të faqes, ngre shqetësime serioze.

Ai pretendon se kjo madje nuk është as në përputhje me kornizën neutrale ndaj statusit që është baza e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Gjuriqi theksoi në një postim në rrjetin X se injorimi i kësaj reference të dakorduar vë në pikëpyetje marrëveshjet e arritura përmes dialogut dhe “rrezikon të minojë besimin e brishtë mbi të cilin bazohet procesi”.

Ai kujtoi se fusnota e Kosovës, e cila u vendos nga Marrëveshja e vitit 2012 për Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal me ndërmjetësimin e BE-së, është një formulim i balancuar me kujdes dhe i referohet në mënyrë të qartë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionit të GJND-së.

“Respektimi i vazhdueshëm i modaliteteve të dakorduara më parë është i nevojshëm për të mbrojtur besueshmërinë e dialogut dhe për të ruajtur besimin midis palëve. Prandaj, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e vazhdueshëm të një qasjeje neutrale ndaj statusit në të gjitha institucionet e BE-së dhe në çdo nivel angazhimi”, shkroi Đuriq.

Komiteti i Rajoneve të BE-së miratoi një Opinion mbi Paketën e Zgjerimit 2025 në seancën e tij më 5 mars, i cili thotë, ndër të tjera, se, për të siguruar koherencën institucionale dhe qartësinë politike dhe “për të reflektuar perspektivat evropiane të Kosovës”, terminologjia duhet të jetë në përputhje me atë të Parlamentit Evropian, duke ndërprerë përdorimin e emërtimit Kosovë me fusnotë në dokumentet e tij publike.

Latest from Blog

Go toTop