March 14, 2026
1 min read

I mituri në Xërxe të Gjakovës hyn me thikë në shkollë, shoqërohet në Polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur ka hyrë me thikë në shkollë, gjersa i njëjti është shoqëruar në Polici.

Rasti ka ndodhur në fshatin Xërxe, Gjakovë, të premten në ora 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull i mitur ka hyrë në shkollë me një armë të ftohtë (thikë)”, thuhet në raport.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është sekuestruar thika dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop