Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, e ka mirëpritur pajtimin e sotëm midis Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për implementimin e Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet.
k.“Përshëndes marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet, ky një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve. Urime Kryeministrit Kurti, Përfaqësuesit Special të BE-së Peter Sorensen dhe Ambasadorit Aivo Orav për lidershipin dhe angazhimin e tyre”.
Ky urim i tij vjen pasi ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se nga dita e nesërme do të nisë zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë, i shoqëruar me disa masa shtesë që lidhen kryesisht me regjistrimin e banorëve serbë dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe Sorensenin, Oravi tha para mediave se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës për mënyrën e zbatimit të këtij ligji.