March 16, 2026
1 min read

Vrasja e rëndë në Gjakovë/Shteti në kërkime intensive për kapjen e autorit të krimit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar komunikatë zyrtare lidhur me vrasjen e sotme, duke thënë se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe akoma ndodhet në kërkim.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njoftoi se janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Latest from Blog

Turqia dënon operacionin tokësor të Izraelit në Liban

Turqia dënoi të hënën operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke paralajmëruar kundër “një katastrofe tjetër humanitare” që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. “Ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban,
Go toTop