March 16, 2026
1 min read

Të mitur problematikë në Lezhë, vjedhin dhjetëra laptopë në një shkollë

Dy të mitur, njëri 17 vjeç e tjetri 14-vjeçar, dyshohet se kanë kryer vjedhje brenda një shkolle në Lezhë.

Siç raporton Top Channel, drejtoresha e shkollës ka konstatuar se në objekt ka pasur dëmtime në pesë dyer dhe dyshohet për marrje të dokumenteve dhe pajisjeve.

Të miturit, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, dyshohet se kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.

Latest from Blog

Policia nis kontrollimin e trafikut me motoçikleta

Me fillimin e sezonit veror, njësitë e Policisë së Kosovës me motoçikleta kanë nisur patrullimet në rrugët e qytetit, duke mbikëqyrur trafikun dhe duke garantuar sigurinë e përdoruesve në komunikacion. Policia apelon
Go toTop