Turqia dënoi të hënën operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke paralajmëruar kundër “një katastrofe tjetër humanitare” që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.
“Ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban, i cili po përkeqëson paqëndrueshmërinë në rajon”, tha ministria në një deklaratë.
“Zbatimi nga qeveria (Benjamin) Netanyahu e politikave gjenocidale dhe të ndëshkimit kolektiv, këtë herë në Liban, do të çojë në një tjetër katastrofë humanitare në rajon”, thanë nga ministria.