Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka njoftuar se Britania e Madhe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës ndërsa ofron zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe studiuar ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve.
“Mirëpresim angazhimin e kryeministrit Kurti për zbatimin e ligjit dhe planeve tjera të ardhshme të cilat prekin komunitetin kosovar-serb në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, tha tutje ai.