Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binakajt u dorëzua dje në polici bashkë edhe me armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Ai u ndalua për 48 orë, derisa pritet edhe kërkesa nga ana e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Drin Domi.
“Është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Besoj që gjatë ditës do të njoftoheni përmes komunikatës”, deklaroi Domi.
Ngjarja tragjike që ndodhi dje në “Çarshinë e vjetër” në qytetin e Gjakovës dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët thuhet se kishin qenë edhe miq.
Po ashtu në këtë rast, u plagos edhe një person, Edi Mehmeti – 29 vjeçar.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.