March 17, 2026
1 min read

Kush është Ali Larijani që Izraeli thotë se e ka vrarë?

Ali Larijani është sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare (SNSC) të Iranit.

Ai u emërua në gusht 2025 nga Presidenti Masoud Pezeshkian si sekretar i SNSC-së dhe si përfaqësues i Udhëheqësit të ndjerë Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në këshill.

Larijani është përshkruar gjithashtu në mediat iraniane si këshilltar i udhëheqësit të ndjerë suprem dhe shërbeu edhe si kryetar i parlamentit të Iranit për 12 vjet, nga maji 2008 deri në maj 2020.

Ai është përshkruar si një “konservator i moderuar” vitet e fundit, raporton BBC.

Përpara se të bëhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Larijani shërbeu si kryenegociator bërthamor i Iranit midis viteve 2005 dhe 2007.

Vëllai i tij, Sadegh Larijani, është një tjetër figurë me ndikim atje, i cili kryeson një organ të lartë arbitrazhi që shërben si arbitër përfundimtar midis parlamentit dhe mbikëqyrësit kushtetues.

Ndryshe, rreth një javë më parë, ishte pikërisht Larijani, i cili i ishte përgjigjur ShBA-së, ku ishte shprehur se Irani nuk ka frikë nga kërcënimet e Trumpit, duke shtuar se “edhe ato më të mëdha se ju nuk mund ta eliminonin kombin iranian”.

Mirëpo, shefi kryesor i sigurisë së Iranit i ishte drejtuar edhe presidentit amerikan, duke i thënë “Ki kujdes, që të mos eliminohesh”.

Latest from Blog

Go toTop