March 17, 2026
1 min read

Dogana e Kosovës “kap” mbi 2 mijë palë syze fals “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu miu”

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës doganore në Prishtinë, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka të njohura si “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu”, të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kontrolli u realizua gjatë një ngarkese me mallra komerciale dhe të gjitha syzet janë ndaluar menjëherë.

Rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për origjinën dhe distribucionin e tyre.

Latest from Blog

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav
Go toTop