March 17, 2026
1 min read

Morinë: Arrestohet një kosovar, tentoi të trafikonte narkotikë në Shqipëri

Një shtetas kosovar është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Morinë, pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, nga i dyshuari është sekuestruar sasia e lëndës narkotike “Cannabis sativa” dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.

“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri.

Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren” deklaron Policia e Shtetit.

Sipas policisë, sasia e gjetur tek i dyshuari është 101 gramë kanabis.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme” deklaron policia.

Latest from Blog

Go toTop