March 17, 2026
1 min read

Reagon Time Kadriajaj: Kurti tha se e çliroi Mitrovicën, por ja tani po legjitimon strukturat paralele

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me veriun e vendit, duke akuzuar kryeminstrin Albin Kurti për qasje të rrezikshme ndaj strukturave paralele serbe.

Në një deklaratë për emisonin “Kosova Live” në T7, Kadriaj ka kritikuar Qeverinë duke thënë: “Kurti na tha se e çliroi Mitrovicën, por shihni se çka po bën tani, po i njeh dokumentet e strukturave paralele të Serbisë”.

Sipas saj, këto veprime mund të çojnë drejt krijimit të një mekanizmi të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ajo e cilësoi si krijimin e një “shtet brenda shtetit”.

Reagimi i saj vjen pasi autoritetet në Kosova kanë pranuar disa lehtësira të përkohshme në zbatim të Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, me kërkesë të Bashkimi Evropian.

Latest from Blog

Go toTop