March 19, 2026
1 min read

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para pak çastesh në Prizren.

Sipas informacioneve fillestare, një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident me motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut, të cilat po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se edhe mbrëmë në Prizren një tjetër person humbi jetën në një aksident trafiku, pasi u godit nga një automjet, duke e bërë situatën në këtë qytet edhe më shqetësuese.

Latest from Blog

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin
Go toTop