March 20, 2026
1 min read

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Fitër Bajramit pas vizitës që ka bërë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

 Ai e ka falënderuar myftiun Tërnava për bashkëpunim, duke shtuar se shpreson se njëjtë d të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Sot pata kënaqësinë këtu me ardhë edhe me vizitu Myftiun Tërnava, me ju uru muajin e shenjtë të Ramazanit, me ia bë për hajër Bajramin. Me falënderu për punën mrekullueshme që bën Bashkësia Islame e Kosovës në kryeqytet edhe në gjithë Kosovën për shoqninë tonë, që gjithmonë punojnë për paqe, punojnë për bashkëpunim të mirëfilltë, punojnë për një të ardhme më të ndritshme të vendit tonë. Prandaj e falënderova nga zemra. Faleminderit shumë Myfti për bashkëpunimin e mrekullueshëm që e kemi së bashku me kryeqytetin e uroj që të vazhdojmë edhe tutje mirë e më mirë. Urime! Urime të gjithë besimtarëve muslimanë”, tha i pari i kryeqytetit./EO/

Latest from Blog

Go toTop