Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në një fshat afër Drenasit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Mësohet se lëndimet më të rënda i ka pësuar një fëmijë, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga policia e trafikut.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë festave ku trafiku është më i dendur.