Një vrasje ka ndodhur dje në Bokshiq të Klinës ku një person dyshohet ta ketë privuar nga jeta vëllanë e vet, Faruk Isufin.
Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.
Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.
Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.
Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, thuhet në konfirmim.
Më pas, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në Bokshiq të Klinës, duke bërë të dutyr se i dyshuari ndaluar për 48 orë.
“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obuksion, teksa Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.