March 23, 2026
1 min read

Ilaz Brahimi kishte shkuar për t’u sqaruar me Ardita Gashin, takimi përfundoi në tragjedi

Gazetarja Vesa Hoda, ka raportuar nga Majaci i Podujevës, ku ndodhi tragjedia e mbrëmshme.

Hoda bëri të ditur se e dyshuara, tashmë e ndjerë dhe viktima Ilaz Brahimi, ishin në lidhje dashurie.

Sipas burimeve, Ilaz Brahimi kishte shkuar për t’u sqaruar me Ardita Gashin në lidhje me konfliktet që i kishin pasur në raportin e tyre.

“Burime bëjnë të ditur se e dyshuara, tashmë e ndjerë ka qenë në lidhje dashurie me viktimën 45-vjeçare nga Obliqi. Fillimisht këta kanë pasur disa konflikte në raportin e tyre, e që më pas ka ardhur këtu për t’u sqaruar. Por, me të ardhur, tek dyert e shtëpisë, e dyshuara ka shtënë me armë ndaj viktimës”, është shprehur ajo.

Latest from Blog

Go toTop