Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albn Kurtit, sa i përket dialogut me Serbinë.
Musliu Shoshi, deklaroi në Klan Kosova se Kurti tashmë ka nisur hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”, me Ligjin për të Huajt.
Ajo theksoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës, qe një kohë të gjatë nuk kanë marrë informacione lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk kemi asnjë informatë sa i përket zhvillimeve të dialogut. Po ashtu i kemi më shumë se tri vite që as Albin Kurti, e as ministrat nuk kanë raportuar as në Komisione Parlamentare, as në Kuvend të Kosovës. Pra, këta i ikin llogaridhënies”, deklaroi Musliu Shoshi në Klan Kosova.