Një ngjarje tronditëse dyshohet se ka ndodhur në Lezhë.
Policia e këtij qyteti ka shpallur në kërkim një 53-vjeçar, me iniciale P.M., i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit”, tha policia.