Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në dy qytete të Kosovës, brenda 24 orëve të fundit.
Në njërin rast, Policia e Kosovës është dashur të ndërhyjë në qytetin e Rahovecit, pasi dy persona dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një femre.
Më pas, ata janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec / 25.03.2026 – 16:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor.
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe një person tjetër në Malishevë, pasi dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një femre.
“Malishevë / 25.03.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.