April 1, 2026
1 min read

Rrihen dy burra në Prishtinë, njëri bëhet për spital, tjetri arrestohet

Dy burra raportohet se janë rrahur ndërmjet vete në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë gjatë ditës së martë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy meshkuj janë rrahur mes vete, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Go toTop