April 1, 2026
1 min read

Dyshohet se mbi 100 mijë euro u vodhën në Prishtinë

Mbi 100 mijë euro dyshohet se u vodhën nga një banesë në rrugën “Malush Kosova” më 30 mars në Prishtinë.

Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.

Viktima ka deklaruar se hajnat i kanë marrë 90 mijë euro para të gatshme dhe stoli rreth 15 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke mbledhur provat për rastin në fjalë.

Organet e rendit tashmë kanë iniciuar rast dhe po cilësohet si “Vjedhje e rëndë’.

Aktualisht po punohet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop