April 1, 2026
1 min read

Mbi 1 mijë e 600 gjoba për një muaj, ‘ndëshkohet’ shpejtësia në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë marsit  ka shqiptuar 1633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Në një njoftim bëhet e ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16 deri më 28 shkurt, me moton:“Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Policia e këtij qyteti njëherësh i ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut.

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Latest from Blog

Go toTop