Misioni i KFOR-it ka njoftuar se forcat nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që përbëjnë njësinë Benelux të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) në kuadër të misionit, kanë përfunduar misionin e tyre njëvjeçar.
Gjatë kësaj vendosjeje, njësia, që përdorte sistemin ajror pa pilot (UAS) “X-300 Integrator”, KFOR-i tha se kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetit operacional në të gjithë rajonin, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. /Klankosova.tv